Pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, brenda dy ditëve të ardhshme do të negociohet edhe ndalja e luftës në Gaza? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, brenda dy ditëve të ardhshme do të negociohet edhe ndalja e luftës në Gaza?

    Insajderi
    24 June 2025 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka deklaruar se Hamasi dhe Izraeli do të zhvillojnë negociata indirekte për një armëpushim në Gaza brenda dy ditëve të ardhshme.

    Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin libanez, Nawaf Salam, ku Al Thani shtoi se Katari po angazhohet për të lehtësuar bisedimet mes palëve në konflikt.

    Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar për zhvillimet rajonale, duke theksuar: “Shpresojmë që Izraeli të mos përfitojë nga situata me Iranin për të sulmuar Gazën.”

    Deklaratat e tij janë raportuar nga mediat izraelite, duke cituar burime të agjencisë ndërkombëtare Reuters.

    Katari, i cili ka luajtur një rol ndërmjetësues të rëndësishëm në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit, vazhdon përpjekjet për një zgjidhje të përkohshme që synon ndalimin e luftimeve dhe lehtësimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark