Insajderi
Show

Dua i lë pak vend imagjinatës me fustanin transparent, poston foto nga festa private

Insajderi
24 June 2025 - 14:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dua i lë pak vend imagjinatës me fustanin transparent, poston foto nga festa private
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas dy netësh historike në Wembley Stadium, ku performoi para mbi 140 mijë fansave, Dua Lipa festoi me shumë stil arritjen e saj më të madhe muzikore deri më sot.

Artistja shqiptare, 29 vjeçe, u shfaq mahnitëse në festën pas koncertit, e veshur me një fustan transparent dhe tejet elegant, që theksonte linjat e saj të përkryera.

E shoqëruar nga i fejuari i saj, aktori Callum Turner, 35 vjeç, çifti u duk më i afërt se kurrë, ndërsa vallëzonin dhe festonin pranë miqve të ngushtë si Charli XCX, Lily Allen dhe Amelia Dimoldenberg.

Turner, i cili i propozoi Dua-s në dhjetor, u pa duke i dhuruar përqafime të ngrohta këngëtares gjatë gjithë natës.

Dua ndau në rrjete sociale momente nga festa, ku shkruante me humor: “Ia dola disi të vazhdoja të kërceja… adrenalina është një drogë e tmerrshme”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark