Prizren: Vodhi çantën e një personi me pesë mijë euro në të, policia e kapë hajnin brenda natës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizren: Vodhi çantën e një personi me pesë mijë euro në të, policia e kapë hajnin brenda natës

    Insajderi
    24 June 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhur çantën viktimës A.K., në të cilën ndodheshin pesë mijë euro. Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Shatërvan” në Prizren në orët e para të mëngjesit të së martës.

    Policia përmes njoftimit thotë se të dyshuarin për vjedhje ka arritur ta kapë brenda natës, përreth orës 04:00 në një lokal nate, shkruan Insajderi.

    “Pas aktivizimit të njësive policore, rreth orës 04:00, patrulla ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin në një lokal nate. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht 2540 euro – mjete që dyshohen të jenë të vjedhura”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    “Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai është marrë në pyetje mëngjesin e së njëjtës ditë, në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes”, vijon njoftimi.

    Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark