Insajderi
Lajme

Kurteshi i VV’së kreativ, propozon “naj maskotë, a naj majmun” për informimin e qytetarëve për zgjedhjet lokale

Insajderi
24 June 2025 - 17:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurteshi i VV’së kreativ, propozon “naj maskotë, a naj majmun” për informimin e qytetarëve për zgjedhjet lokale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka habitur me një propozim të pazakontë gjatë diskutimeve për fushatën informuese të zgjedhjeve lokale që do pritet të mbahen më 12 tetor.

Ai ka sugjeruar që qytetarët të informohen përmes maskotave dhe madje edhe majmunëve, për të tërhequr më shumë vëmendje.

“Ne po dështojmë në edukim dhe informim”, tha Kurteshi gjatë mbledhjes.

Ai shtoi se njerëzit shpesh nuk kuptojnë proceset zgjedhore dhe se mënyrat aktuale të komunikimit nuk po japin rezultat.

“Me nxjerrë naj maskotë, naj majmun që e këqyrin njerëzit. Mua nuk më këqyrin. A din për çka m’këqyrin mua? Veç për naj konflikt me mediat”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark