A rrezikohet Kosova nga tërmetet? Flet drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A rrezikohet Kosova nga tërmetet? Flet drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa

    Insajderi
    26 June 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka folur rreth rrezikut të goditjeve të tërmeteve në vend.

    “Ditëve të fundit kishte disa tërmete, sidomos zonë më e prekur ishte Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Brenda këtyre shtatë-tetë ditëve në Kosovë ndodhën afër tetë tërmete, por me një intensitet shumë të ulët, fatmirësisht nga njeriu nuk ndihet, vetëm ata që jetojnë në ndërtesa shumë të larta”, u shpreh ai.

    Ai shton se Kosova, fatkeqësisht është zonë sizmike.

    “I tërë territori i Kosovës është mbi 0.13 nxitimi, ku zonë sizmike quhet çdo zonë që është mbi 0.08. Kështu zonat sizmike janë Istogu, Pejë, Prizren, Gjakovë”, u shpreh Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark