Enver Hasani: Kushtetuesja i jep drejtim të qartë Kuvendit, s’ka vend për votim të fshehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hasani: Kushtetuesja i jep drejtim të qartë Kuvendit, s’ka vend për votim të fshehtë

    Insajderi
    26 June 2025 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar aktgjykimin e fundit të Kushtetueses që ndërlidhet me krizën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai orienton qartë se procesi duhet të vazhdojë pa votim të fshehtë.

    Hasani tha se Gjykata e ka bazuar qëndrimin e saj në tri elemente kryesore: Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare.

    Ai tha se, deri më sot, nuk ka ekzistuar precedent për votim të fshehtë gjatë zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

    “Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se konstituimi i Kuvendit bëhet sipas Kushtetutës, praktikave të deritashme dhe Rregullores së Kuvendit. Deri tash nuk ka pasur votim të fshehtë, dhe rrjedhimisht Kushtetuesja ka bërë të qartë se duhet të shkohet përpara me procedura siç kanë qenë – jo me votim të fshehtë”, u shpreh Hasani në RTVDukagjini, përcjell Insajderi.

    Aktgjykimi, sipas tij, synon të qartësojë rrugën institucionale dhe të lehtësojë tejkalimin e ngërçit, duke riafirmuar që Kuvendi duhet të përmbyllë konstituimin brenda afatit 30-ditor të përcaktuar në Kushtetutë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark