Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të Madridit, vjen reagimi i parë i modeles shqiptare - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Zbuloi mesazhet me yjet e Realit të Madridit, vjen reagimi i parë i modeles shqiptare

    Insajderi
    27 June 2025 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Influencuesja shqiptare 22-vjeçare, Melissa M., e njohur në rrjet si @melimtx, ka ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit, pasi zbuloi mesazhe private me Vinicius Jr., Karim Benzema dhe Rafael Leao.

    Së fundmi, ajo ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan se video ishte e bërë përpara tre vitesh dhe nuk kishte si qëllim të sulmonte asnjërin prej tyre.

    “Përshëndetje të gjithëve, e kuptoj plotësisht konfuzionin dhe frustrimin për atë që ka ndodhur së fundmi.

    Vetëm për ta sqaruar shpejt: ato biseda janë shumë të vjetra, disa madje janë nga 3 vite më parë.

    Nuk i kam ndarë kurrë më parë dhe arsyeja e vetme që e bëra këtë herë ishte sepse po transmetoja në Kick para rreth… maksimumi 100 personash.

    Ndjehej vërtet si një moment privat.

    Më pyetën thjesht nëse ndonjë lojtar më kishte shkruar ndonjëherë në DM, dhe më bëri të qesh, kështu që thashë ‘po’”, shkruan si fillim modelja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark