MAShTI: Testi i Arritshmërisë u zhvillua pa parregullsi të mëdha, disa nxënës përjashtohen për përdorim të telefonave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MAShTI: Testi i Arritshmërisë u zhvillua pa parregullsi të mëdha, disa nxënës përjashtohen për përdorim të telefonave

    Insajderi
    27 June 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka dhënë detaje për organizimin e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se testi në fjalë është mbajtur në 172 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi.

    “Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara”.

    “Për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi. Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark