Erërat e fuqishme lënë pa rrymë disa zona në Viti, KEDS: Katër shtylla të hekurt u rrëzuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erërat e fuqishme lënë pa rrymë disa zona në Viti, KEDS: Katër shtylla të hekurt u rrëzuan

    Insajderi
    27 June 2025 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS, ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të vendit.

    KEDS-i tha se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë ku katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti.

    “Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth”.

    “KEDS informon konsumatorët e prekur në këtë rajon se, edhe pse riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë”, thuhet në njoftim.

    Tutje, bëhet e ditur se janë angazhuar ekipe shtesë me qëllim që t’u rikthehet furnizimi me energji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark