Insajderi
Botë

Mendojeni dy herë destinacionin e pushimeve- Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Shqipëria në alarm të kuq

Insajderi
28 June 2025 - 17:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mendojeni dy herë destinacionin e pushimeve- Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Shqipëria në alarm të kuq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një valë ekstreme të nxehti ka mbërthyer pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura që në shumë vende kalojnë mbi 40°C. Sipas një harte të publikuar nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë së Madhe, kontinenti rezulton gati plotësisht në zonë të kuqe, paralajmërim për rrezik të lartë nga i nxehti.

Shqipëria dhe rajoni në zonën më të rrezikuar
Shqipëria, së bashku me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bullgarinë, ndodhet në zemër të zonës së kuqe, ku temperaturat variojnë nga 30°C deri në mbi 40°C. Ky nivel i lartë i të nxehtit përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik, por gjithashtu rrit ndjeshëm rrezikun për shpërthime zjarresh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark