Kurti: Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë

    Insajderi
    28 June 2025 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të sigurt 100 për qind se kandidatja e tyre për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, i ka 61 vota nga votimi i fshehtë në paralament.

    Në konferencën e sotme pas takimit me liderët e partive të tjera politike, ai ka deklaruar se duhet provuar votimi i fshehtë, pasi nuk u bëri punë votimi i hapur për konsitutim dhe për zgjedhje të kryetarit/es të Kuvendit.

    “Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë. Mirëpo, nëse jemi duke u mbledhur afër 40 herë pse të mos e provojmë votimin e fshehtë. Nëse po vijmë çdo 48 orë, pse njërën prej këtyre herave të mos e provojmë votimin e fshehtë”, ka deklaruar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark