Dua Lipa po feston suksesin e jashtëzakonshëm: Shiten të gjitha biletat për pesë koncerte në stadiume - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa po feston suksesin e jashtëzakonshëm: Shiten të gjitha biletat për pesë koncerte në stadiume

    Insajderi
    29 June 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa po përjeton kulmin e karrierës së saj, duke vazhduar të dominojë skenën ndërkombëtare me suksesin e jashtëzakonshëm të turit “Radical Optimism”.

    Ylli shqiptar me famë botërore ka shitur të gjitha biletat për pesë koncerte në stadiume, një arritje që e vendos atë në mesin e artistëve më të kërkuar të momentit.

    Pas bujës në Evropë, këngëtarja po përgatitet të vazhdojë turneun në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

    Foto: Dua Lipa/Instagram

    Për të festuar këtë sukses të madh, Dua organizoi një mbrëmje të veçantë me familjen, partnerin dhe miqtë e saj të ngushtë, ku nuk munguan muzika, ushqimi dhe birra — duke reflektuar energjinë pozitive që përçon edhe në skenë.

    Dua po vazhdon të dëshmojë se është një nga yjet më të mëdhenj dhe më me ndikim në muzikën ndërkombëtare. /Telegrafi/

    Foto: Dua Lipa/Instagram
    Foto: Dua Lipa/Instagram


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark