Sulm me bombë në një veturë në Pakistan, vriten së paku 13 ushtarë- akuzohet India - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sulm me bombë në një veturë në Pakistan, vriten së paku 13 ushtarë- akuzohet India

    Insajderi
    29 June 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulm me bombë në veturë në Pakistan ka vrarë të paktën 13 ushtarë dhe ka plagosur civilë të tjerë.

    Zyrtarët pakistanezë thanë se një kamikaz me bombë drejtoi automjetin embushur me eksplozivë në një konvoj ushtarak në rajonin fisnor veriperëndimor të Vaziristanit të Veriut, pranë kufirit me Afganistanin, të shtunën, raporton BBC.

    Pakistani pretendoi se militantët pas sulmit mbështeteshin nga India, por Delhi e mohoi këtë pretendim.

    Duke hedhur poshtë akuzën e Pakistanit, Randhir Jaiswal, zëdhënës i ministrisë së punëve të jashtme të Indisë, tha se “e hedhim poshtë këtë pretendim, me përbuzjen që e meriton”.

    Sulmi është marrë përsipër nga një krah kamikaz i grupit të armatosur Hafiz Gul Bahadur, një fraksion i talebanëve të Pakistanit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark