Incident në oborrin e një qytetari në Klinë- Këta janë tre policët që u rekomanduan për suspendim nga IPK'ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Incident në oborrin e një qytetari në Klinë- Këta janë tre policët që u rekomanduan për suspendim nga IPK’ja

    Insajderi
    29 June 2025 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre zyrtarë policorë në Klinë u rekomanduan për suspendim nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të dielën, për shkak të përdorimit të forcës në oborrin e një qytetari.

    Sinjali raporton se Nezir Gashi, Enis Elezaj dhe Shkëlqim Saliaj, të gjithë të angazhuar në Stacionin Policor të Klinës (në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë), janë subjekt i rekomandimit për suspendim nga ana e IPK-së.

    Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tyre do të vazhdojnë hetimet disiplinore dhe eventualisht penale, varësisht nga rezultatet e shqyrtimit të brendshëm.

    Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarët policorë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari.

    “Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    “Në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin ndaj tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

    Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark