
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të juristes Flutura Kusarit kundër Mentor Llugaliut, mbështetësit të Lëvizjes Vetëvendosje, për veprën penale “ngacmimi”.
Lajmin e ka bërë të ditur Kusari me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ku thuhet se prokuroria ka thënë se ka gjetur se Llugaliu nuk e ka kontaktuar direkt, e ka kritikuar për çështje profesionale dhe se duhet të ndjeket procedura civile, shkruan Insajderi.
“Sapo u njoftova nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që kallëzimi penal ndaj mbështetësit të VV-së dhe të dyshuarin Mentor Llugaliu është hedhur poshtë. Në deklaratën e tij pranë organeve të ndjekjes, Llugaliu ka deklaru që në 101 postimet ku e përmend ‘Mickojen’ nuk e ka pasur fjalën për mua dhe se ka bërë humor”, thuhet ndër të tjera në shrkimin e saj.
Kusari ka thënë se ka hezituar të ushtrojë kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re. Gjithsesi, ka bërë të ditur se do ta ankimojë vendimin në Prokurorinë e Apelit. /Insajderi.org/