Përplasje mes gjyqtarëve të Kushtetueses- “Jo shpirti jem, tallje është ajo”, Hasani thumbon Kryeziun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje mes gjyqtarëve të Kushtetueses- “Jo shpirti jem, tallje është ajo”, Hasani thumbon Kryeziun

    Insajderi
    01 July 2025 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ish-gjyqtarët e Kushtetueses janë përplasur vendimin e fundit të Kushtetueses që obligon partitë politike të zgjedhin kryetarin e Kuvendit brenda 30 ditësh nga çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

    Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, kishte deklaruar se Kuvendi do të mund të shpërndahej nga legjislatura e kaluar.

    “Në situata të jashtëzakonshme duhet vepruar njerëz të jashtëzakonshëm. Glauku është ushtrues detyre, nëse Kuvendi nuk do të konstituohet, ka drejt ta thirr parlamentin me deputetë të vjetër, e të shpall zgjedhje të jashtëzakonshme, kishte deklaruar ai në “Debat Plus”.

    Një gjë të tillë, Enver Hasani, e quajti tallje duke thënë se në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo.

    “Jo, shpirti jem, të lutëm është tallje, hajgare, kushtetuta është e qartë sa i përket gjendjes se jashtëzakonshme. Në asnjë vend të botës nuk përfshihet kjo”, deklaroi ai në Debat Plus.

    I pyetur nga Ermal Panduri, se nëse nuk ka emër edhe pas 30 ditësh a do të mundet Kuvendi të shkojë në zgjedhje pa qenë i konstituar.

    Hasani tha se po të ndodhte një gjë e tillë do hynim në liber të rekordeve Ginis.

    “Harro atë punë, asnjëherë hiç, ajo do të hynte në libër të Ginisit, është hajgare tallje. S’ka me asnjë interpretim kushtetues një gjë e tillë.

    Ndërsa, Kryeziu në lidhje me pyetjen nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve, ka thënë se ligji nuk e thotë qartë këtë, por nënkuptohet dhe ka kërkuar që kjo të ishte e përcaktuar më qartë.

    “Mas 30 ditësh nënkuptohet, se nuk shkruan, por kish qenë mirë me shkrua se nëse nuk zgjidhet brenda 30 ditëve, atëherë shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, por kjo lë për të nënkuptuar se duhet të fuzionohet edhe Presidentja e shtetit për me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme,” ka përfunduar Kryeziu./Insajderi.org/

    @debat.plus

    “Harro atë punë, ajo do të hynte në libër të Genisit – Tallje” Enver Hasani për deklaratën se Kuvendi mund të shpërbëhet nga legjislatura e kaluar

    ♬ original sound – Debat Plus


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark