Shukri Buja në takim me Memli Krasniqin thumbon Imri Ahmetin: Lipjani ka nevojë për punë, jo fjalë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja në takim me Memli Krasniqin thumbon Imri Ahmetin: Lipjani ka nevojë për punë, jo fjalë

    Insajderi
    01 July 2025 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së PDK’së në Lipjan, Shukri Buja, është takuar me kryetarin e këtij subjekti politik, Memli Krasniqin, ku edhe është zyrtarizuar kandidatura e Bujës për kryetar të komunës së Lipjanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Buja me anë të një videoje që ka shpërndarë në ‘Facebook’ dëgjohet duke thumbuar kryetarin aktual të komunës së Lipjanit, Imri Ahmetit, duke thënë se kjo komunë ka nevojë për ndryshim, shkruan Insajderi.

    “Kandidatura ime është përgjigje e nevojës për ndryshim, për një qeverisje më të afërt me qytetarin, më të ndershme dhe më efikase. Lipjani ka nevojë për punë të vërtetë, projekte madhore dhe një lidership që nuk fshihet pas fjalëve”, ka shkruar ndër të tjera Buja.

    “Unë nuk premtoj gjithçka, por atë që premtoj, e mbaj dhe e realizoj. Koha për të vepruar është tani!”, ka thënë më tej ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark