Lajme të mira për fansat e Barçës, Williams lë në gjysmë pushimet për këtë arsye - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Lajme të mira për fansat e Barçës, Williams lë në gjysmë pushimet për këtë arsye

    Insajderi
    01 July 2025 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, ka vendosur të ndërpresë pushimet e tij për të përshpejtuar transferimin te Barcelona.

    Klubi katalanas i ka propozuar një marrëveshje lojtarit dhe agjentit të tij, Felix Tainta, të cilën ata e kanë pranuar, raportojnë mediat spanjolle.

    Në rast se Barcelona nuk arrin ta finalizojë nënshkrimin me 23-vjeçarin, atëherë Williams do të ketë mundësi të negociojë me klube të tjera, përderisa ato paguajnë një shumë të ngjashme me atë që kanë ofruar katalanasit.

    Megjithatë, një skenar i tillë nuk preferohet nga asnjëra palë. Barcelona beson fuqishëm se gjatë korrikut do ta arrijë rregullin 1:1, që do t’i mundësojë klubit të funksionojë normalisht dhe të investojë çdo të ardhur që siguron.

    Barcelona synon që ta mbyllin këtë transferim sa më shpejt që të jetë e mundur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark