Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar

    Insajderi
    01 July 2025 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të nacionalitetit serb kanë bllokuar magjistralen në Rashkë në drejtim të Jarinjës.

    Në një njoftim për media ka thënë se qarkullimi I veturave në hyrje të Kosovës është shumë I vogël, shkruan Insajderi.

    “Ju njoftojmë se sipas informatave nga disa qytetarë Magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është e bllokuar nga disa qytetar Serb si dhe është vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël. Për çdo risi do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

    Më herët qytetarët serbë kanë bllokuar edhe pikën kufitare në Merdarë.

    Në Serbi po vazhdojnë protestat për të shprehur pakënaqësitë e establishmentit aktual ndaj incidentit në Novi Sad. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark