Deputeti i VV'së nuk çmagjepset dot nga lideri, ia incizon fjalimin e Kurtit në një turnir futbolli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV’së nuk çmagjepset dot nga lideri, ia incizon fjalimin e Kurtit në një turnir futbolli

    Insajderi
    02 July 2025 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i është dhënë një fjalë rasti para finales së turneut të futbollit “Ali Ivaja e Lutfi Grainca”.

    Megjithatë, fjalimi i tij nuk e merr të gjithë vëmendjen. Ajo çka është interesant është “magjepsja” e deputetit Valon Ramadani gjatë kohës sa Kurti flet, shkruan Insajderi.

    Në pamjet e publikuara nga turneu, Ramadani shihet duke e incizuar Kurtin me telefonin e tij personal, teksa ky i fundit flet.

    Kurti nga radhët e zyrtarëve të ftuar për ta përcjellë turneun vjen i fundi, me prezencë të truprojeve. /Insajderi.org/

    Ndiqeni momentin nga minuta 01:39:00:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark