Arrestohen 3 persona në Pejë, dyshohen për keqpërdorim të 31 mijë eurove, prokuroria jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 3 persona në Pejë, dyshohen për keqpërdorim të 31 mijë eurove, prokuroria jep detaje

    Insajderi
    02 July 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi.

    Sipas informacioneve zyrtare, të dyshuarit, të cilët ishin të punësuar në një kompani private në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm rreth 31,000 euro, duke dëmtuar financiarisht kompaninë ku punonin.

     Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Insajderi se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë

    “Pas një punë intensive hetimore me policinë e Kosovës, te njëjtit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi”, ku shuma e keqpërdorimit është mbi 30 mijë euro”, tha ai./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark