
Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tenderin që i kishte dhënë kompanisë “MEB L.L.C.” për “Shërbime të pastrimit të objekteve”. Kontrata ishte dhënë pak pasi kjo kompani ishte futur në listën e zezë të OSHP-së. Kompania “MEB L.L.C.” është në pronësi të familjarëve të ministrit të Qeverisë Kurti dhe është e njohur edhe më herët për probleme me ligjin.
Pushteti në qershor i dha edhe një tender tjetër familjarëve të ministrit Fikrim Damka.
Ishte, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, që me 26.06.2025, shpërbleu MEB”L.L.C.
Kontrata u dha për “Shërbime të pastrimit të objekteve”.
Ky tender u dha pak kohë pasi kompania “MEB”L.L.C, hyri në listë të zezë të OSHP-së.
Me 19.06.2025, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka nxjerrë vendimin që kjo kompani për gjashtë muaj të mos marrë pjesë në aktivitete të prokurimit.
Por, që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pa kaluar as edhe një javë nga vendimi për pezullim, e shpërbleu me kontratë.
Më pas i kanë rënë ‘pishman’. Me 01.07.2025, nga IPSHK tenderi u anulua.
Arsye për këtë, është pikërisht vendimi i OSHP-së që nuk lejon që “MEB”L.L.C të marrë pjesë në tendere.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bazur në nenin 67.9 të Rrgullores nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, anulon njoftimin e vendimit të autoritetit kontrajtues datë 16.06.2025 ngarkuar në e-prokurimi me 27.06.2025.
“Vendimit PSH. nr. 212/25, Operatori Ekonomik MEB L.L.C. diskualifikohet nga pjesmarrja në aktivitetet e prokurimit për periudhën kohore në kohëzgjatje prej (6) muaj kalendarik, duke filluar nga data 19.06.2025 deri me datë 16.12.2025”, thuhet në vendimin e IKSHKPK.
Çka thuhet në vendimin e OSHP-së për kompaninë “MEB”L.L.C?
“MEB”L.L.C, nuk është hera e parë që u shpërblye nga pushteti.
Insajderi muajin e kaluar ka raportuar se si pushteti i ka dhënë tender familjarit të ministrit Fikrim Damka. Kompania “MEB L.L.C”.
“MEB L.L.C” kishte fituar tender për “Sigurim fizik i objekteve për nevojat e MINT“
Ndërsa, këtë muaj u vendos në listën e zezë se OSHP-së.
Kjo kompani u diskualifikua për të marrë pjesë në procedura të prokurimit për një periudhë gjashtë mujore duke filluar nga data 19.06.2025 deri me datë 16.12.2025.
Organi Shqyrtues i Prokurimit, e ka aprovuar ankesën e Komunës se Prizrenit për diskualifikim nga pjesëmarrja në prokurimin publik të OE MEB L.L.C.
“I.APROVOHET, si e bazuar në dispozitën ligjore të nenit 99 par. 2 të LPP-së, kërkesa e Autoritetit Kontraktues Komuna Prizren, për diskualifikim nga pjesëmarrja në prokurimin publik të OE MEB L.L.C, me nr: unik 810975576 – Prizren, lidhur me aktivitetin e prokurimit: Sigurimi fizik i objekteve te shendetesise primare ne Komunën e Prizrenit, me nr: te prokurimit: 622-24-8069-2-2-1, iniciuar nga Komuna Prizren”, thuhet në vendim.
Paneli Shqyrtues, ka konstatuar se kompania në fjalë ka dorëzuar dokumente fiktive.
“Pas analizimit te fatures dhe dokumentacionit kemi konstatuar: 1) Subjekti SFK SHPK (Dardan Export Group shpk) me numër te biznesit 810973041 e ka te deklaruar ne libër te shitjes faturën nr 001/2020 te datës 15.09.2020. Raportimi i librit te shitjes është bere me datë 07.02.2025. Ndërsa fatura nr 001/2020 e datës 15.09.2020 nuk është e deklaruar ne deklarate te TVSH-së. Subjekti SFK SHPK (Dardan Export Group shpk) me numër te biznesit 810973041 per periudhën 09/2020 ka pasur kontrolle nga ana e Atk-se dhe ne mungese te informatës fatura nr 001/2020 e datës 15.09.2020 nuk është përfshirë tek qarkullimi(shitjet).
“Përderisa fatura nuk është e deklaruar ne deklarate te TVSH-së e njëjta fature konsiderohet e padeklaruar. 2)Subjekti Meb Llc me numër të biznesit e ka deklaruar ne libër te blerjes faturën nr 001/2020 te datës 15.09.2020.Deklarimi është bere me korrigjim të librit të blerjes me datë 07.02.2025. Fatura nr 001/2020 e datës 19.09.2020 nuk është e deklaruar si blerje tek deklarata e Tvsh-se. Përderisa fatura nuk është e deklaruar në deklarate të TVSH-së e njëjta fature konsiderohet e padeklaruar. Një element tjetër qe duhet cekur është se ne fature është i evidentuar edhe një numër tjetër i biznesit nr 811978131 numër qe i përket Klubi i futbollit Liria Shpk subjekt i regjistruar me date 18.10.2022″, nga gjithë të dhënat faktet provat e pranuar nga AK-ja, Paneli Shqyrtues konstaton se AK ka arritur të ofroj dëshmi apo prove për paraqitje të dokumenteve fatura fiktive nga ana e OE MEB L.L.C”, thuhet aty.
Kush është kompania “MEB L.L.C” dhe problemet me ligjin?
Anil dhe Shefçet Damka, janë familjarët e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Fikrim Damka. Biznesmenët familjar të Damkës, kanë përfituar tender të shumtë nga institucionet në Kosovë.
Anil Damka, familjari i ministrit Fikrim Damka, më 2018 ishte shpallur fajtor për veprën penale “kanosje”.
Në faqën e ARBK-së, ky biznes tashmë figuron në emër të Uluaras Damka.
Kompania MEB L.L.C ishte futur më parë në ‘listën e zezë’ të kompanive që nuk mund të marrin tender për një kohë në institucionet publike.
Kjo pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit në vitin 2023 kishte aprovuar kërkesën e Agjencisë Qendrore të Prokurimit për ta sanksionuar këtë kompani, e cila sipas dy institucioneve ka ofruar të dhëna të rrejshme në një procedurë tenderuese.
Anil Damka, më 2018 ishte shpallur fajtor për veprën penale “kanosje”.
Më 12 maj 2021, krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kishin arrestuar Anil Damkën e Shefqet Damkën, të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas policisë, gjatë vitit 2022, pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.
Kompania “MEB” L.L.C dhe i autorizuari i kompanisë Shefqet Damka (SH.D.) janë dënuar sipas Aktgjykimit P.Nr.289/2019 të datës 18.02.2020 (Nr.lëndës: 2018:046216) për veprën penale “Falsifikim i Dokumentit”.
Anil Damka (A.D.) pronar i kompanisë dhe Shefqet Damka (S.D.) si i autorizuar i kompanisë (Drejtor), sipas Autorizimit të lëshuar më 26.03.2021 janë dënuar sipas Aktgjykimit Nr.649/2017 të datës 27.02.2018 për veprën penale “Kanosje”.
Po ashtu, Shefqet Damka (SH.D.) i autorizuar i kompanisë është dënuar sipas Aktgjykimit Nr.210/19 të datës 16.11.2021 (Nr.Lëndës: 2019:076135) për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”.
Përsëri, Shefqet Damka (SH.D.) i autorizuar i kompanisë është dënuar sipas Aktgjykimit Nr.566/21 të datës 24.09.2021 (Nr.Lëndës: 2021:098827) për veprën penale “Shmangie nga tatimi”. /Insdajderi.org/