
Banorët e rrugës “Rozafa” në Fushë Kosovë po përballen me probleme serioze të kanalizimit tash e tri vite.
Sipas tyre, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret nga institucionet për zgjidhjen e problemit, ani pse situata është bërë pothuajse e pabanueshme, shkruan Insajderi.
Ndërkohë, Komuna e Fushë Kosovës përgjegjësinë për këtë situatë ia ka atribuar Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ardit Sekiraqa, ka deklaruar se komuna i ka shteruar të gjitha mundësitë për të ndërhyrë në kuadër të kontratës ekzistuese. Sipas tij, aktualisht janë në proces të përgatitjes së një kontrate të re, e cila do të mundësojë ndërhyrje konkrete për rregullimin e kanalizimit në këtë zonë.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: