Eskalon kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti pasi që doli keq me vota: Janjeva nuk ka ujë sa të jetë kryeminister Albin Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti pasi që doli keq me vota: Janjeva nuk ka ujë sa të jetë kryeminister Albin Kurti

    Insajderi
    02 July 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit e ku bash në qytetin ku ai është i pari, LDK-ja si parti doli e dyta, është shfryrë kundrejt qytetarëve.

    Në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, ai shihet publikisht duke kryer një lloj “hakmarrje” ndaj fshatit Janevë.

    Në zgjedhjet e fundit nacionale, fshati Janjevë i kishte dhënë LDK-së vetëm 26 % të votave, duke ia dhënë kështu Vetëvendosjes 48% të ttyre. PDK-ja ishte e treta me 13 %.

    Janjeva nuk do të ketë ujë derisa Albin Kurti është Kryeministër“, kishte thënë Ahmeti para asamblistëve në një seancë publik më 30 qershor të këtij viti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark