Insajderi
Lajme

Tentativë vrasje në Prishtinë, të shtënat kapen nga kamerat e sigurisë

Insajderi
03 July 2025 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentativë vrasje në Prishtinë, të shtënat kapen nga kamerat e sigurisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë, ku një person ka shpëtuar pa lëndime pas një sulmi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 01:32 të datës 2 korrik 2025, një mashkull kosovar ka njoftuar se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri nga një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.

Falë pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur ta identifikonte të dyshuarin, i cili pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark