Pamjet nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën Diogo Jota me vëllain e tij - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Pamjet nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën Diogo Jota me vëllain e tij

    Insajderi
    03 July 2025 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.

    Policia lokale konfirmoi se incidenti ndodhi në orën 00:30 të enjten në autostradën A-52 — një autostradë prej 400 km që shkon nga Madridi në provincën spanjolle të Galicias, në veri të Portugalisë — në provincën e Zamorës, në Spanjën veriperëndimore, përcjell Insajderi.

    Vetura në të cilën udhëtonin 28-vjeçari Jota dhe 25-vjeçari Silva, doli nga rruga dhe u përplas, duke bërë që automjeti të merrte flakë, konfirmuan autoritetet lokale.

    Mediat e huaja kanë publikuar pamje ku ka ndodhur aksidenti që mori jetën e dy futbollistëve portugezë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark