
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona në vend për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve katër ende janë mbajtje.
Një prej të dyshuarve është arrestuar në Klinë, pasi sipas policisë tek i njëjti ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi nga viti 2013 ka kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Atij i janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e të dyshuarit.
Në Gjilan ndërkaq njësiti policor në magjistralen Kamenicë-Gjilan, në një pikë kontrolli ka ndaluar dy automjete- furgona që drejtoheshin nga dy të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre janë gjetur dhe konfiskuar gjësende komerciale dhe fruta të ndryshme pa dokumentacione përkatëse.
“Me urdhër të prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt”./Insajderi.com