249-vjetori i pavarësisë së ShBA-së, Krasniqi: Amerika, shtylla e lirisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    249-vjetori i pavarësisë së ShBA-së, Krasniqi: Amerika, shtylla e lirisë së Kosovës

    Insajderi
    04 July 2025 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ShBA është më shumë se partner për Kosovës.

    “Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë. Kosova është mirënjohëse. PDK është krenare për këtë miqësi – dhe e vendosur ta thellojë më tej – vit pas viti. Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku!”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark