Edhe një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve

    Insajderi
    04 July 2025 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aktvendim i ri i Gjykatës Komerciale ka vendosur të pezullojë përsëri vendimin e ZRrE-së që detyronte bizneset e mëdha të furnizohen me energji në tregun e hapur.

    Lajmin e ka bërë të ditur eksperti financiar Kushtrim Ajvazi, i cili e cilësoi vendimin e ZRrE-së si të padrejtë dhe të jashtëligjshëm.

    “Drejtësia po flet qartë: një vendim që dëmton mijëra biznese nuk mund të qëndrojë. Çdo rast që gjykohet me ligj dhe fakte po e rrëzon këtë vendim absurd”, u shpreh Ajvazi, duke theksuar se betejat ligjore do të vazhdojnë.

    Ky vendim i fundit shihet si një tjetër hap drejt mbrojtjes së interesave të bizneseve që janë prekur nga ky proces.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark