Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit të Kurtit dhe një u.d. sekretari: dyshohen për dëm mbi 1 milion euro buxhetit të shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit të Kurtit dhe një u.d. sekretari: dyshohen për dëm mbi 1 milion euro buxhetit të shtetit

    Insajderi
    04 July 2025 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Fikrim Damkës, ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., ushtrues i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas hetimeve, nga gushti 2021 deri në mars 2022, të dy zyrtarët dyshohet se tejkaluan kompetencat ligjore duke financuar dy OJQ pa thirrje publike, në kundërshtim me ligjet për marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimin e OJQ-ve.

    Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit sipas Prokurorisë arrin në mbi 1 milion euro.

    Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që pas shqyrtimit gjyqësor, Damka dhe B.K. të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim efektiv dhe gjobë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark