Haxhiu: Drejtësia merret vetëm me opozitën e jo me Bekim Haxhiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Drejtësia merret vetëm me opozitën e jo me Bekim Haxhiun

    Insajderi
    22 April 2016 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një artikull i publikuar në Insajderi që zbulon se Prokuroria e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj deputetit Bekim Haxhiu, ka nxitur reagimin e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se sistemi i drejtësisë është vënë në shërbim të regjimit autoritar.

    Sipas saj, prokuroria nuk po vepron drejtë sepse këto muaj aktakuza po ngrihen vetëm për deputetët e opozitës po jo edhe për Kamishin e djalin e Isa Mustafës.

    “Prokuroria paska pushuar hetimet edhe ndaj doktor Kamishit. Ngjashëm bënë edhe me djalin e Isa Mustafës. Në anën tjetër prokuroria dërgon në burg dhe ngre aktakuzë brenda muajit vetëm për deputetët e opozitës dhe aktivistët që me veprimet e tyre po mbronin Republikën dhe territorin, jo edhe për ata që gjuajtën me gotë qelqi kundrejt nesh”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    “Sistemi i drejtësisë është vënë në shërbim të regjimit autoritar, ndaj atyre që shkelën Kushtetutën, ndaj kriminelëve dhe atyre që u pasuruan mbi kurriz të qytetarëve të varfër. Ky më së paku mund të quhet sistem drejtësië sepse brenda atyre zyrave të pallatit po bëhet padrejtësia më e madhe”, ka shtuar Haxhiu.

     

    Insajderi ka publikuar të premten një artikull ku zbulon se Prokurori special, Faik Halilaj ka pushuar një hetim të nisur nga EULEX-it ndaj deputetit Haxhiu dhe disa personave të tjerë.  Halilaj ka pushuar hetimin për këtë vepër pak kohë pasi e ka marrë lëndën nga EULEX-i.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark