Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit

    Insajderi
    04 July 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Fikrim Damkës, ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., ushtrues i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Pas kësaj ka reaguar, Ariana Musliu Shoshi nga PDK, sipas saj ky është një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së një skandali që PDK e kishte denoncuar që më 1 qershor të vitit 2022, përmes një kallëzimi penal të dorëzuar bashkë me avokatin Faton Fetahu.

    Megjithatë, Musliu-Shoshi e cilëson si të pashpjegueshme faktin që në këtë aktakuzë nuk janë përfshirë edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz dhe zëvendësministrja Liza Gashi, të cilat, sipas saj, kanë qenë përfituese direkte përmes organizatës “Germin”.

    “Ajo marrëveshje, e realizuar me pëlqimin e znj. Schwarz, shkel katër ligje të Republikës së Kosovës dhe dëmton mbi 1 milion euro nga buxheti publik”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.

    Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë deri në fund këtë aferë dhe të shqyrtojë me kujdes rolin dhe përgjegjësinë e çdo zyrtari të përfshirë në rast, përfshirë edhe Gërvallën dhe Gashin.

    “PDK do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo abuzim me pushtetin dhe pasurinë e qytetarëve”, përfundon reagimi i saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark