Bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç që ishte raportuar e zhdukur, arrestohet një person në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç që ishte raportuar e zhdukur, arrestohet një person në Gjakovë

    Insajderi
    05 July 2025 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Gjakovë për shkak se kishte bashkëjetuar me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

    E njëjta ishte raportuar e zhdukur në fund të qershorit, ndërsa pas intervistimit në polici, ajo është kthyer te familjarët e saj.

    “BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ – Gjakovë 29.06.2025 – 00:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia në raportin 24 orësh./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark