Policia me njoftim zyrtar: Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me njoftim zyrtar: Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

    Insajderi
    05 July 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se po zhvillon hetime intensive pas kërcënimit me mjet shpërthyes ndaj Kuvendit të Kosovës, i cili dyshohet të ketë ardhur nga një thirrje telefonike me origjinë nga Serbia.

    Në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe prokurorinë, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e përgjegjësve, duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

    Autoritetet theksojnë se siguria e objekteve shtetërore dhe qytetarëve mbetet prioritet dhe rasti trajtohet me seriozitet të lartë.
    Njoftimi:

    Informacion zyrtar

    Prishtinë, 5 korrik 2025

    Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriqimit dhe zbulimit të kërcënimit.

    Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia.

    Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim.





    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark