Insajderi
Lajme

Agim Ali: Ferizaji përuron nënkalimin më të madh në historinë e Kosovës – Kryevepër infrastrukturore

Insajderi
05 July 2025 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Agim Ali: Ferizaji përuron nënkalimin më të madh në historinë e Kosovës – Kryevepër infrastrukturore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Ferizaj është përuruar zyrtarisht nënkalimi më i madh i ndërtuar ndonjëherë në Kosovë, si pjesë e projektit të transformimit urban pranë Stacionit të Policisë.

Kryetari Agim Aliu e quajti këtë vepër një “kryevepër infrastrukturore” dhe “simbol identitar” për qytetin.

Ngjarja festive u shënua me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, fishekzjarre, dekorime dhe flamuj amerikanë, në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
“Ishte një moment historik për Ferizajn. Nën buzëqeshjet e fëmijëve dhe entuziazmin e qytetarëve, përuruam një projekt madhor që do t’i shërbejë brezave të tanishëm dhe atyre të ardhshëm,” u shpreh Aliu.

“Ta gëzojë Ferizaj, ta gëzojnë ferizajasit,” tha kryetari.





OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark