Ronela Hajati kapet “mat” me partnerin e ri - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ronela Hajati kapet “mat” me partnerin e ri

    Insajderi
    06 July 2025 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duket se hamendësimet nuk kanë qenë fare të kota! Pas fotove nga pushimet e Ronelës, ku
    këngëtarja u shfaq duke u përqafuar me një djalë misterioz, tashmë kemi diçka më konkrete në dorë.

    Sipas burimeve të sigurta për Anabel, fundjavën që lamë pas, Ronela është parë në një rrugicë të Bllokut në Tiranë duke ecur dorë për dore me të njëjtin djalë që shfaqet në postimin e saj në Instagram. Dhe jo vetëm kaq, një foto dhe një video e çiftit na kanë rënë në dore.

    Kujtojmë: Para pak ditësh, Ronela postoi një seri fotosh nga pushimet e saj, por njëra prej tyre mori vëmendjen maksimale, ajo ku shihej duke u përqafuar me një djalë, portreti i të cilit nuk ishte i dukshëm. Përshkrimi që shoqëronte postimin vetëm sa e ndezi më shumë kuriozitetin:

    “Jeta dhe çfarëdo e bukur që ajo sjell rrugës.”

    Fansat menjëherë filluan të spekulonin për një lidhje të re – dhe, nuk kanë gabuar.

    Ronela nuk ka reaguar ende publikisht për këtë “zbardhje”, por ne mezi presim të mësojmë më shumë rreth këtij kapitulli të ri në jetën e saj personale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark