Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit të Pogradecit

    Insajderi
    06 July 2025 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit, ku një shtetas i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.

    Sipas informacioneve paraprake nga policia kufitare, trupi i pajetë është pikasur në liqen dhe më pas është nxjerrë në breg nga shërbimet policore. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për identifikimin e tij dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, shkruan Insajderi.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të saj. Deri në këto momente, nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark