”Jam e dashuruar, jam me dikë por…” - Kaludia Pepa flet për jetën personale - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    ”Jam e dashuruar, jam me dikë por…” – Kaludia Pepa flet për jetën personale

    Insajderi
    06 July 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Balerina e njohur Klaudia Pepa ka ndarë për herë të parë detaje nga jeta e saj personale, gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi”. Artistja, e cila është prej vitesh aktive në Itali, tregoi se është në një marrëdhënie dashurie, por partneri i saj nuk është një personazh publik.

    “Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por, sigurisht që do të vijë momenti që do ta them”, u shpreh ajo.

    Erjona Rusi: A je ti e lumtur?

    Klaudia Pepa: Do që të vijë këtu?

    Erjona Rusi: Do të vdisnim po të vinte këtu, me shumë kënaqësi

    Klaudia Pepa: Shumë shpejt

    Erjona Rusi: Më jep fjalën që do të vini të dy bashkë

    Klaudia Pepa: Nëse gjërat shkojnë mirë, mund të vijmë këtu bashkë

    Erjona Rusi: Siç thoshte babi Gimi, ke filluar të mendosh të bësh fëmijë? Apo është shumë herët?

    Klaudia Pepa: Shumë herët nuk është, nuk është as vonë, por besoj kur të vijë momenti i duhur

    Erjona Rusi: E dëshiron?

    Klaudia Pepa: Akoma jo të them të vërtetën! Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur, me personin e duhur


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark