“Ani bre Lutë, hajde në koalicion” – Bajqinovci i bën thirrje publike Hazirit pas refuzimit për zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ani bre Lutë, hajde në koalicion” – Bajqinovci i bën thirrje publike Hazirit pas refuzimit për zgjedhje

    Insajderi
    06 July 2025 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lutfi Hazirin që LDK-ja t’i bashkohet VV-së në koalicion.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kishe deklaruar se “nuk ka votë për shpërndarjen e Kuvendit”, kjo pasi sipas Hazirit “Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet”.

    E Bajqinovci i kërkoi atij që të bëjnë koalicion.

    “Lutfi Haziri paska deklaruar se “nuk kam votë për shpërndarjen e Kuvendit”. Ani bre Lutë, hajde në koalicion atëherë! Dy herë ju kemi ftuar zyrtarisht. E s’erdhët. S’jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni Lutë???”, ka shkruar Bajqinovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark