Kadrijaj i përgjigjet Deharit: Gjykata s’e përkrah fshehtësinë, votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj i përgjigjet Deharit: Gjykata s’e përkrah fshehtësinë, votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Insajderi
    06 July 2025 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj e ka potencuar që votimi i fshehtë nuk duhet të ndodhë për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit.

    Për Klankosova.tv, Kadrijaj është shprehur kështu pas deklaratës që bëri sot Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive, i cili tha se refuzimi për të votuar për komisionin e votimit të fshehtë është edhe refuzim i një të drejte të garantuar nga ligji, shkruan Insajderi.

    “Le t’i siguron, masi po e konsideron le t’i sigurojë votat ne nuk mundemi me e ndalë. Edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se seancat konstituive nuk janë mbajtur në frymë kushtetuese. Pikërisht në pyetjen që e kemi adresuar kanë thënë pikërisht se forma e votimit duhet të kthehet në praktikat e mëhershme”.

    “Nëse i shihni praktikat e mëhershme, shihni a ka pasë ndonjëherë votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, në asnjë formë”, ka thënë Kadrijaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark