Rashit Qalaj: Reagimi i Policisë i duhur, por vendimi për seancën u mor pa u siguruar gjithçka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashit Qalaj: Reagimi i Policisë i duhur, por vendimi për seancën u mor pa u siguruar gjithçka

    Insajderi
    07 July 2025 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, vlerësoi reagimin policor pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, por ka shprehur dyshime për mënyrën e caktimit të orarit të seancës së pasdites.

    “E përshëndes dhe kam fjalë të mira për reagimin policor ditën e shtunë. Kanë marrë masat e duhura. Mirëpo, për mua ka qenë pak indikative çështja e caktimit të seancës prej orës 20:00 ende pa përfunduar të gjitha masat që Policia u dashur t’i merr atë ditë,” tha Qalaj.

    Ai tha se reflektimi politik ka qenë dashur të ndodhë shumë më herët dhe se situata në të cilën ndodhet vendi është pasojë e mungesës së vullnetit për zgjidhje.

    “Reflektimi politik është dashur të ndodhë më herët. Kosova nuk është dashur që të vijë në këtë situatë. Mendoj që edhe presidentja edhe partitë politike duhet të takohen disa herë në ditë që të gjejnë zgjidhje. Nuk votohet Albulena Haxhiu, nuk kalon me votat e PDK-së”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark