“Ki me i dhënë llogari Naimit”- Mihrije Braha reagon ashpër ndaj një ndjekësi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ki me i dhënë llogari Naimit”- Mihrije Braha reagon ashpër ndaj një ndjekësi

    Insajderi
    07 July 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ftuar në emisionin “Ky emër”, këngëtarja e njohur Mihrije Braha ndau një moment personal dhe të pazakontë nga përvoja e saj në rrjetet sociale.

    Ajo tregoi një nga mesazhet private që kishte marrë gjatë karrierës së saj muzikore, një mesazh që jo vetëm e kishte habitur, por edhe e kishte detyruar të reagojë.

    “Ku e din ti që unë jam asi lloji femre? A e din që unë i tregoj Naimit dhe ti ki me i dhënë llogari Naimit se qysh më njeh kështu”, ka qenë reagimi i prerë i Mihrijes, e cila nuk la vend për keqkuptime.

    Por ngjarja nuk përfundon këtu.

    Të nesërmen, gruaja e personit që e kishte kontaktuar Mihrijen, i shkroi vetë këngëtares me një koment të papritur:

    Burri jem nuk përdor asi fjalori. E ka lanë Facebook-un çelë, e pashë që e kishe shkru ti” – u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mesazhi ishte dërguar pa dijeninë e bashkëshortit të saj, ose në gjendje të dehur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark