Pas shuplakës që ia dha muaj më parë - Brigitte e injoron Macronin në Angli, momenti i sikletshëm kapet nga kamerat/PAMJE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas shuplakës që ia dha muaj më parë – Brigitte e injoron Macronin në Angli, momenti i sikletshëm kapet nga kamerat/PAMJE

    Insajderi
    08 July 2025 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, u përball me një moment të sikletshëm gjatë vizitës shtetërore në Britani, pasi bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e injoroi dorën që ai i ofroi për ta ndihmuar të zbriste nga avioni, raporton Daily Mail, përcjell Insajderi.

    Çifti mbërriti sot në Britani për një vizitë treditore shtetërore, ku u pritën nga Princi dhe Princesha e Uellsit në bazën ajrore RAF Northolt në Perëndim të Londrës.

    Presidenti Macron, që zbriti i pari nga avioni, i zgjati dorën zonjës Macron për ndihmë, ndërsa ajo po afrohej drejt pritjes mbretërore në emër të Mbretit Charles III. Por Brigitte zgjodhi të mbështetej në parmak dhe e injoroi krejtësisht gjestin e tij, duke e lënë Presidentin me dorën në ajër për disa çaste para se ai ta tërhiqte me siklet.

    Pak minuta më vonë, çifti u pa brenda në veturë duke pritur për t’u larguar nga baza, ku vëmendjen e mori sërish Brigitte, e cila pa fjalë nxori telefonin nga çanta dhe u përqendrua në të, ndërsa marrëdhënia mes tyre dukej e ftohtë.

    Ky moment vjen vetëm pak muaj pas një tjetër incidenti që shkaktoi reagime të shumta në Francë: në maj, gjatë një udhëtimi në Vietnam, Brigitte Macron u filmua teksa shtynte me të dyja duart fytyrën e të shoqit para se të zbrisnin nga avioni. Edhe pse presidenti Macron e quajti gjestin një “shaka mes çiftit”, mediat franceze u përfshinë nga debatet. Gazeta “Le Parisien” e përshkroi si një “shpullë apo grindje”?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark