Burim Berisha tërhiqet pas 25 vitesh në Fushë Kosovë, LDK kandidon Besnik Osmanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Burim Berisha tërhiqet pas 25 vitesh në Fushë Kosovë, LDK kandidon Besnik Osmanin

    Insajderi
    08 July 2025 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual i Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e LDK’së, Burim Berisha, nuk do të jetë më kandidat për kryetar për të njëjtën komunë. Në vend të tij, do të jetë Besnik Osmani.

    Osmani me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se do të jetë zyrtarisht kandidat i LDK’së për Fushë Kosovën, shkruan Insajderi.

    Në veçanti, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Kryetarin Burim Berisha, një njeri që nuk ishte vetëm udhëheqës i komunës sonë, por themelues i frymës së bashkëjetesës, punës së ndershme dhe politikës me dinjitet në Fushë-Kosovë. Kontributi i tij është i rrënjosur thellë në çdo rrugë, institucion dhe progres që e gëzojmë sot“, thuhet ndër të tjera në shkrimin e tij.

    Lidhur me këtë ka shkruar edhe numri një i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ku për Osmanin tha se ka përvojë në qeverisje.

    “Por historia e mirë e LDK-së në Fushë Kosovë nuk përfundon këtu. Përkundrazi – vazhdon. Sot, me besim të plotë dhe krenari, shpallëm kandidaturën e Besnik Osmanit për Kryetar të Komunës. Ai është vazhdimësia jonë – një njeri i përkushtuar, i matur, me përvojë konkrete në qeverisje dhe vizion të qartë për të ardhmen”, u tha ndër të tjera në shkrimin e Abdixhikut. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark