Muaji i ndarjeve? Shenjat që mund të përballen me divorc në korrik 2025 - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Muaji i ndarjeve? Shenjat që mund të përballen me divorc në korrik 2025

    Insajderi
    10 July 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korriku është një muaj me ngarkesë të fortë emocionale, pasi kombinon energjinë karmike të Gaforres me nevojën intensive për liri që sjell Luani.

    Aspektet planetare, veçanërisht me Saturnin retrograd në Dash dhe Venusin në katror me Uranin, ndikojnë në marrëdhënie, duke nxjerrë në sipërfaqe të vërteta që shumë mund të kenë preferuar t’i injorojnë.

    Tensionet verore dhe shpërthimet e pasionit sjellin trazira emocionale për disa shenja të horoskopit.

    Luani

    Besnikëria është elemen i rëndësishëm në marrëdhënie për ju, por nuk është e nevojshme t’i jepni gjithmonë.

    Ju interesojnë shumë mendimet e të tjerëve dhe doni të jeni në qendër të vëmendjes, nëse marrëdhënia juaj nuk ju jep atë që kërkoni, atëherë është më mirë të largoheni. Korriku është muaji i duhur për ta bërë këtë.

    Virgjëresha

    Perfeksionizmi juaj është në pah të plotë këtë muaj, veçanërisht kur pritjet tuaja nuk përmbushen. Korriku ju vë ballë për ballë me pyetjen: “A jemi vërtet të përputhshëm apo thjesht jemi mësuar me njëri-tjetrin?”. Nëse nuk mendoni se marrëdhënia po përparon, mund të zgjidhni të distancoheni.

    Shigjetari

    Korriku mund t’ju sjellë kriza lirie. Nëse ndjeni sikur marrëdhënia juaj po ju kufizon ose po ju shtyp, nuk do të hezitoni të distancoheni. Urani nxit nevojën tuaj për pavarësi dhe nëse personi tjetër nuk ecën me ritmin tuaj, mund të dëshironi ta mbyllni atë kapitull.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark