“Lojë për ta ...”, Stresi hedh dyshime për arrestimin e Noizyt - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Lojë për ta …”, Stresi hedh dyshime për arrestimin e Noizyt

    Insajderi
    10 July 2025 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas ngjarjes së fundit që përfshiu reperin Noizy, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Stresi, i cili ka ndarë një mesazh të fortë përmes një InstaStory.

    Stresi u shpreh i bindur se situata që ka ndodhur nuk është e rastësishme, por sipas tij, është një “skenim i qëllimshëm” për të dëmtuar imazhin e Noizyt, pikërisht në momentin kur ai dhe grupi i tij kanë nisur projekte të reja dhe koncerte.

    “Jam 100% i sigurt që kjo është një keqkuptim i madh. Është një lojë për ta nxjerrë Noizyn keq në sy të publikut, pikërisht tani që kanë filluar koncertet e projektet. Kjo është padrejtësi totale,” – shkroi Stresi.

    Ai shtoi se një nga gjërat më të dhimbshme në shoqërinë shqiptare është gëzimi që disa ndjejnë për fatkeqësitë e të tjerëve, duke lënë të kuptohet se shumë janë të gatshëm të hedhin baltë mbi dikë sapo t’u jepet mundësia.

    “Në Shqipëri, kur t’i bie një halli, tjetri e feston. Kjo është shumë keq…” – përfundoi ai.

    Ky reagim i hapur vjen në një moment delikat për Noizyn, ndërsa publiku është ende në pritje të sqarimeve zyrtare për situatën që po qarkullon në media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark