Çollaku: Liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku: Liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt

    Insajderi
    22 April 2016 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku është i bindur se Komisioni Evropian shumë shpejt do të del me një vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave.

    Këto komente Çollaku i bërë gjatë një konferencë për media me ministrin evropian të Francës, Harlem Désir, dhe ministrin gjerman, Michael Roth.

    Çollaku ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar rreth liberalizmit të vizave.

    “Ne mbesim të përkushtuar rreth liberalizimit të vizave. Unë theksova se ky përkushtim është thelbësor për të quar Kosovën ligjore”, tha Çollaku.

    Ndërkaq, ministri evropian i Francës ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë, duke shtuar se Franca ka qenë dhe do të vazhdon të mbështes Kosovën, njofton RTK.

    “Franca dhe Gjermania janë mbështeste evropiane për Kosovën por mund të them që Kosova ka ecur përpara por që ka ende shumë punë për tu bërë por reformat në Kosovë janë mjaftë të rëndësishëm drejt perspektives evropian. Jam shumë i lumtur për marrëveshjen MSA-në dhe jemi duke pritur nga Komisioni Evropian për një propozim pozitiv rreth liberalizmit të vizave”, ka thënë Harlem.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark