U akuzua se nuk reagoi, mjekja shihet në autoambulancë duke i dhënë ndihmë 27-vjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U akuzua se nuk reagoi, mjekja shihet në autoambulancë duke i dhënë ndihmë 27-vjeçarit

    Insajderi
    10 July 2025 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas akuzave publike se nuk kishte ofruar ndihmë për 27-vjeçarin Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas ndërhyrjes së policisë në Lipjan, një video e re ka dalë në pah.

    Në pamjet, mjekja shihet brenda autoambulancës duke tentuar t’i japë ndihmën e parë të riut dhe ta rikthejë në jetë.

    Ndërkohë, Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, i cili vdiq gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës në Lipjan.

    Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipes së Urgjencës së komunës së Lipjanit në rastin e Agon Zejnullahut, shkruan Insajderi.

    Insajderi ka mësuar se tashmë është dhënë autorizimi për Prokurorin e OMK-së që të fillojë hetimet. Hetimet do të zhvillohen për dy dyshime, për mos dhënie të ndihmës së parë si dhe për deklarime të paautorizuara.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu. Ai ka thënë se rasti është analizuar sot nga organet e Odës dhe është vendosur që të iniciohen të gjitha masat sipas Ligjit dhe kompetencave që i ka kjo organizatë.

    Agon Zejnullahut vdiq në orët e para të datës 7 korrik. Ai ndërroi jetë gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës.

    Ndaj pesë policëve të dyshuar, gjatë të mërkurës iu është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark