Ministri Agani kërkon krijimin e fondit mjedisor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Agani kërkon krijimin e fondit mjedisor

    Insajderi
    22 April 2016 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendja e mjedisit duhet të përmirësohet ndërsa për këtë qëllim e si alternativë e vetme vazhdon të mbetet krijimi i Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit.

    Kështu ka deklaruar Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, sipas të cilit duhet të vihet në zbatim taksa mjedisore.

    Agani gjatë një tryeze të organizuar me temë “Taksa ekologjike për mjedisin”, ka theksuar se në këtë mënyrë taksat mjedisore mund të ndihmojnë zbatimin e parimit se “ndotësi paguan”.

    “Krijimi i këtij fondi, është i përcaktuar edhe në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, në nenin 77, që e përcakton si instrument ekonomik për stimulimin e mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë”, ka thënë Agani.

    “Sipas kritereve të Bashkimit Evropian, taksë ekologjike mjedisore është e definuar si taks për ato aktivitete çfarëdo qofshin,e të cilat kanë ndikim negativ në mjedis”, ka shtuar Agani.

    Dajana Berisha drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativë Qytetare (FIQ), mendon se taksa ekologjike për mjedisin ka për qëllim cilësinë e mbrojtjes së mjedisit.

    “Kjo iniciativë synon rritjen e investimeve për mbrojtjen e mjedisit që rezulton në rritjen e cilësisë së mjedisit”, ka thënë Berisha./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark