Vritet shtetasi i pestë i Malit të Zi në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet shtetasi i pestë i Malit të Zi në Siri

    Insajderi
    22 April 2016 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adem Mustafiq nga Tivari i Malit të Zi është qytetari i pestë i këtij shteti që është vrarë në Siri, duke luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik (IS).

    Siç raportojnë mediat malazeze, Mustafiq ka kaluar pothuajse një vit në fushën e betejës në Siri dhe ka qenë njëri nga njerëzit kryesorë për rekrutimin e të rinjve nga hapësira e Malit të Zi.

    Autoritetet malazeze nuk kanë shifra të sakta se sa qytetarë të këtij vendi luftojnë në anën e Shtetit Islamik.

    Vlerësimet jozyrtare sillen nga disa dhjetëra në disa qindra.

    Vitin e kaluar, Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat parashihet dënim me burgim nga dy deri në dhjetë vjet për të gjithë ata që, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, rekrutojnë ose përgatisin individë ose grupe për të marrë pjesë në luftërat e huaja.(rel)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark